Qeveria miraton ligjin për krijimin e Forcës Rezerviste të Shqipërisë

30 tetor 2024 | 14:14

Qeveria ka miratuar ka njoftuar se qeveria ka kaluar projektligjin për krijimin e Forcës Rezerviste të Shqipërisë. Vendimin e ka dhënë ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu pas mbledhjes së qeverisë.

“Në kuadër të detyrimeve dhe standardeve të NATO-s, sfidave të reja të sigurisë, ka lindur nevoja që të konsiderojmë krijimin dhe organizimin e Forcës së Rezervistëve. Kjo i jep një mundësi ushtarakëve aktivë, që për arsye të ndryshme kanë vendosur që të zhvillojnë karrierën e tyre në privat, në funksione me teknicitet të lartë, kjo u jap mundësinë që të rikthehen tek Forcat e Armatosura dhe të japin kontributin e tyre në misione specifike, duke mbuluar misione paqeruajtëse, misione në NATO apo në rajon. Kjo është e rëndësishme për dy arsye: I japim mundësi karrierës së ushtarakëve që të jenë më fleksibël, ata aktivë që të rikthehen në FA, ne hapim dyert e karrierës ushtarake në mënyrë që ata të konsiderojnë përfitimet financiare, por edhe ushtarake përmes ushtrimit të detyrës aktive”, ka thënë Vengu.

Vengu ka thënë se ky vendim ka ardhur si pasojë e situatës globale, por edhe si një plotësim i standardeve të NATO-s.

“Kemi një paketë financiare të dedikuar në buxhetin 2025 për forcën e rezervistëve, 15.5 milionë euro si edhe një angazhim të mëtejshëm në vitet në vijim. Ne kthehemi në standardet e NATO-s dhe bëhemi një forcë e armatosur më tërheqëse, po kjo bën që forcat e armatosura të kenë një gamë personeli më të gjerë në funksion. Ne i konsiderojmë ato kapacitete kombëtare. Një pjesë e mirë e inxhinierëve, teknikëve që ka vendi ynë kanë mësuar funksionet më të rëndësishme te Forcat e Armatosura dhe e natyrshme që të jemi më atraktivë në funksionet me teknicitet të lartë dhe njohuri të thella, me elementë kibernetikë apo mbrojtjen civile”, ka thënë Vengu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një sherr duket se ka ndodhur pasmesnatës në shtëpinë më…