Qeveria miraton listën e kandidatëve për Bordin e KPMM-së
Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Avdullah Hoti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka zhvilluar mbledhje korresponduese/elektronike, të 52-tën me radhë në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar disa vendime nga fushat e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.
Ndër vendimet e Qeverisë është edhe procedimi në Kuvendin e Republikës së Kosovës i kandidatëve për përzgjedhjen e katër (4) anëtarëve të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale. Në listën e rekomanduar janë këta kandidatë:
1. Festim Kutllovci
2. Ibrahim Krasniqi
3. Skender Sallahu
4. Hasan Fejzullahu
5. Muharrem Sejdiu
6. Xhavit Rraci
7. Basri Kokolli
8. Sali Mulaj
9. Burim Fetaj
10. Ibush Luzha
11. Bujar Hasimi
12. Kreshnik Rugova.