Qeveria miraton masat e reja anti-Covid: Nga nesër orë policore

28 gusht 2021 | 17:28

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot, ka vendosur që nga data 29 gusht (e diel) të hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid duke rikthyer sërish kufizimin e lëvizjes, shtyrjen e fillimi të vitit të ri shkollor dhe shkurtimin e orarit të punës së gastronomisë.

Në masat e reja përfshihet kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 22:00 deri në ora 05:00.

Orari i sektorit të gastronomisë është reduktuar për një orë dhe ky sektor tashmë do të mund të punojë deri në ora 21:30 dhe do të lejohet të punojë vetëm në hapësira të jashtme.

Institucionet publike dhe private janë të obliguara të punojnë vetëm me staf esencial deri më 13 shtator. Pas kësaj date, punëtorët e sektorit publik duhet të dëshmojnë certifikatën e vaksinimit apo testet përkatëse që t’iu lejohet hyrja në vendet e punës.

Të gjithë qytetarët që hyjnë në Kosovë në pikë-kalimet kufitare duhet të paraqesin dokumente përkatëse, siç janë dëshminë e vaksinimit, testit PCR të bërë në 72 orët e fundit, ose testin serologjik jo më të vjetër se 30 ditë.

Gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, kryeministri Albin Kurti tha se pavarësisht se Kosova nisi e fundit në rajon fushatën e vaksinimit, ky proces po shkon mirë.

Ai tha se deri më 6 shtator presin që në vend të arrijnë 650.000 doza të vaksinës.

Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë një konference pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, tha se Kosova, me ritmin aktual të vaksinimit, deri në fund të vitit do ta tejkalojë synimin e vaksinimit të 60 për qind të popullatës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka shkruar në…