Qeveria miraton ndërtimin e Qendrës rezidenciale për autizëm dhe aftësi të kufizuara në Graçanicë
Qeveria miraton ndërtimin e Qendrës Rezidenciale për Autizëm dhe Aftësi të Kufizuara në Graçanicë
Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për dhënien në shfrytëzim të pesë zonave kadastrale në Graqanicë, me qëllim të ndërtimit të Qendrës Rezidenciale të Kosovës, për autizëm, sindromën down dhe aftësi të kufizuara për fëmijë, të rritur e të moshuar.
E ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, përmes një njoftimi në “Facebook” ka thënë se kjo nismë synon që të përmirësoj cilësinë e jetës dhe të ofrojë mjedis të sigurt për ata që kanë nevojë, shkruan teve1.info
“Kjo nismë synon që të përmirësojë cilësinë e jetës dhe të ofrojë një mjedis të sigurt dhe stimulues për ata që kanë nevojë për kujdes të veçantë dhe mbështetje gjatë gjithë jetës së tyre. Ndërtimi i këtij kompleksi është një hap i rëndësishëm drejt integrimit dhe përkrahjes së të gjithë individëve në nevojë, gjithnjë duke kontribuar në ndërtimin e një shoqërie më të barabartë dhe më të drejtë”, ka shkruar Aliu.