Qeveria miraton nismën për lidhjen e marrëveshjes për ekstradim me Suedinë
13 shtator 2023
| 11:53
Qeveria e Kosovës të mërkurën ka miratuar tri nisma për lidhje të marrëveshjeve me Suedinë.
Ekzekutivi ia ka dhënë dritën e gjelbër Ministrisë së Drejtësisë që të nisë diskutimet për marrëveshjen për ekstradim me Suedinë, për transferim të personave të dënuar mes dy vendeve dhe për ndihmën të ndërsjellë juridike për çështjet penale.