Qeveria miraton nismën për marrëveshjen për ndihmë Kosovë-Shqipëri në rast të fatkeqësive natyrore

21 gusht 2020 | 12:28

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar nismën për lidhjen e marrëveshjes me Këshillin e Ministrave të Republikës së Shqipërisë për bashkëpunim të ndërsjellë në raste të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera.

Gjatë prezantimit të kësaj pike, ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka thënë se kjo nismë është në frymën e interesave të përbashkëta në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtarë dhe në të mirë të rritjes së sigurisë kombëtare.

“Marrëveshja do të përcaktojë format e bashkëpunimit, procedurat e kalimit kufitar, ndihmës, kalimin e pajisjeve, strehimin dhe ndihmën e të zhvendosurve, përdorimi e avionëve…”, ka thënë Veliu.

Po ashtu në këtë mbledhje është marrë vendim për themelimin e Komisionit Mbikëqyrës për zbatimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Malit të Zi për hapjen e kalimit kufitar të përbashkët Kotlovë-Kuqishtë për trafikun rrugorë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Isni Zeqiri shpall të pavlefshme dëftesën e shkollës filore ‘Jeta…