Qeveria miraton nismën për nënshkrimin marrëveshjes mbi 1 milion euro me BE-në dhe Maqedoninë e Veriut
29 korrik 2020
| 11:42
Qeveria e Kosovës ka miratuar shqyrtimin e Nismës për nënshkrimin e marrëveshjes financiare trepalëshe në mes Bashkimit Evropian, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për vitin 2020 për bashkëpunim ndërkufitar IPA II mes Kosovës dhe Maqedonisë.
Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, e prezantoi këtë pikë të rendit të ditës në mbledhjen e sotme të Qeverisë tha se kjo marrëveshje do të mundësojë që të rritet fondi nga IPA.
“Marrëveshja përfshin në tërësi një shumë prej 1 milionë e 80 mijë euro. Përmes të cilave synohet të nxitet zhvillimi i zonave kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, mbrojtja mjedisore, parandalimi dhe menaxhimi rrezikut, tregtia dhe investimet”.