Qeveria miraton një nismë për njohjen e profesionit të avokatit mes Kosovës dhe Shqipërisë

05 qershor 2023 | 17:03

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar nismën për lidhjen e marrëveshjes për njohjen e së drejtës së ushtrimit të profesioneve të avokatit dhe ndërmjetësit në zgjedhjen e mosmarrëveshjeve ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë.

Vendimi obligon Ministrinë e Drejtësisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës që të zhvillojë negociata me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë me qëllim të finalizimit të tekstit përfundimtar të marrëveshjes së lartë-cekur, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Marrëveshja ka si objekt përcaktimin e rregullave të zbatueshme në mundësimin e njohjes së të drejtës së ushtrimit të profesioneve të avokatit dhe ndërmjetësit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në të dy vendet, si dhe të të drejtave dhe detyrimeve që Palët marrin përsipër për arritjen e qëllimit, sipas kësaj Marrëveshje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka thënë…