Qeveria miraton pagën minimale, 250 euro neto
13 prill 2022
| 11:08
Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e ardhës, në të cilën ka miratuar Projektligjin që e cakton pagën minimale në vlerë prej 264 euro bruto ose 250 euro neto.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se pavarësisht sa është lartësia e pagës, për pjesën e 250 eurove nuk do të ketë tatim në pagë.
“Për të përmbushur një premtim tjetër të programit qeverisës sjellim sot për miratim Projektligjin që do t’i hap rrugë rritjes së pagës minimale në 264 euro bruto ose 250 euro neto dhe për heqjen e tatimit për 250 euro. Pavarësisht sa është lartësia e pagës, për pjesën e 250 eurove nuk do të ketë tatim në pagë”, ka thënë Kurti.