Qeveria miraton planin aksional për shqyrtimin e sfidave të Raportit të Progresit
23 prill 2018
| 11:01
Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar planin aksional për shqyrtimin e sfidave të Raportit të Progresit.
Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se duhet të shikohen mangësitë e këtij raporti në mënyrë që të arrihet një zgjidhje.
“Kam kërkuar nga ministrat që t’i gjejnë mangësitë dhe të bëjnë veprime, mos t’i shikojnë vetëm anët e mira”, ka thënë Haradinaj.
Ndërsa ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka thënë se gjatë javës së ardhshme Këshilli ministror do ta shqyrtojë këtë raport.