Qeveria miraton planin e veprimit për shtim të testimeve për Covid-19
09 korrik 2020
| 10:23
Qeveria e Kosovës e ka miratuar planin e veprimit për rritje të mbulueshmërisë së testimit të qytetarëve për koronavirus.
Këtë plan e ka prezantuar Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, duke thënë se me këtë do të krijohej pasqyrë reale e gjendjes në vend, sa i përket koronavirusit.
Ai ka theksuar se grupi profesional punues në ministri ka paraparë një plan të tillë pas analizave nga IKShPK-ja, OBSh-ja dhe institucione të tjera të shëndetësisë.