Qeveria miraton Projekt-Kodin Civil të Kosovës

29 dhjetor 2021 | 10:58

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projekt-Kodin Civil të Kosovës.

Gjatë prezantimit të këtij projekt-kodi, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se qëllimi i këtij dokumenti është harmonizimi i dispozitave ligjore të fushës civile.

“Qëllimi i këtij dokumenti është që të harmonizojnë dispozitat ligjore të fushës civile, si Ligjit për marrëdhëniet dhe detyrimet kontratave dhe detyrimet e tjera nga shkaktimi i dëmeve, pasuri e pabazë, Ligji i Pronësisë, Ligjit për Familjes dhe Ligjit të Trashëgimisë”, ka deklaruar ajo.

Ministrja Haxhiu ka theksuar se sipas dokumenteve që kanë pranuar nga ekspertët e fushës është konstatuar se në këtë fushë ka ligje të ndryshme por që nuk janë të harmonizuara mes veti.

“Sipas të gjitha dokumenteve të pranuara në komision nga ekspertët e fushës është nxjerr rezultati se në fushën civile ka ligje të ndryshme që janë në fuqi por që nuk janë të harmonizuara me njëra-tjetrën. Për shkak të konfliktit të ligjeve ka pasur mungesa në moszbatim të legjislacionit, zbatim jo adekuat të legjislacionit, mosrealizim të të drejtave për qytetarët të garantuara me ligj dhe me  Kushtetutë. Mbi të gjitha ka vendime të ndryshme për çështje të njëjta, sikurse ato, pronësore, familjare dhe trashëgimore”, ka thënë ministrja Haxhiu.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të…