Qeveria miraton projektligjin për delegacionin shtetëror të dialogut
24 dhjetor 2018
| 14:50
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar Projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e delegacionit shtetëror të Republikës se Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se ky projektligj definon lidhjet e delegacionit shtetëror me të gjitha institucionet e tjera të Kosovës.
Sipas tij, ky projektligj përcakton qartë hierarkinë institucionale.
/Epoka e re/