Qeveria miraton Projektligjin për financimin e subjekteve politike

30 tetor 2018 | 15:58

Qeveria e Kosovës ka miratuar të martën Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financimin e subjekteve politike, i cili është proceduar për në Kuvend.

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se me këtë projektligj rritet transparenca e financimit të partive politike në Kosovë.

Në këtë mbledhje, Qeveria ka miratuar vendimet për shpronësimin e pronave që preken nga zgjerimi i Rrugës Nacionale – segmenti në hyrje të Prizrenit, rehabilitimin e kësaj rruge – segmenti Kllokot-Gjilan, ndërtimi i autostradës Prishtinë-Hani i Elezit, objektin të ish-Gjykata Themelore, si dhe alokimin e mjeteve për Komunën e Deçanit për kompensimin e shpronësimit në vlerë mbi 900 mijë euro.

Gjithashtu në këtë mbledhje janë miratuar edhe nismat për themelimin e Këshillit për Pronësi Intelektuale, marrëveshja për njohjen reciproke të katër profileve profesionale, heqjen e vizave për Antigua dhe Barbuda, etj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të jesh një sportist i njohur ke fatin të kesh…