Qeveria miraton Projektligjin për Gjykatën Administrative
14 shkurt 2024
| 11:11
Qeveria e Kosovës ka miratuar të mërkurën Projektligjin për Gjykatën Administrative.
Me asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, ministrat kanë miratuar këtë projektligj.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se me këtë projektligj parashihet që kjo gjykatë t’i ketë 25 gjyqtarë në shkallën e parë dhe 9 gjyqtarë në shkallën e dytë.