Qeveria miraton Projektligjin për Institutin e krimeve të kryera gjatë luftës

14 shtator 2022 | 11:08

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar Projektligjin për Institutin e Krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Pas miratimit, kryeministri Albin Kurti ka thënë se vetëm duke respektuar të kaluarën mund të ketë një të ardhme të ndritur.

““Historia na mëson që zgjidhjet afatgjate janë të paarritshme atëherë kur nuk bazohen në pariemt e drejtësisë. Është detyrë e qeverisë që mbi të vërtetën të ndërtojmë mekanizma për të kaluarën. Për këtë, kam kënaqësinë që ta hapi mbledhjen e cila i referohet miratimin e Institutit për Krimet e kryera në Kosovë. Kam potencuar që krimet e kryera dhe dëmet e shkaktuara duhet adresuar, sepse ato janë parakusht për stabilitet afatgjatë. Një shoqëri nuk harron sepse e institucionalizon kërkesën, si parakusht për jetesën e dinjitetshme”.

“Instituti i krimeve të kryera gjatë luftës do të themelohet në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Vetëm me respektimin e duhur të së kaluarës mund të kemi një të ardhshme të ndritur”, ka thënë Kurti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drita është përgatitur për ta fituar ndeshjen derbi ndaj rivalit…