Qeveria miraton projektligjin për ndryshim-plotësimin e Ligjit për financimin e partive politike
21 gusht 2020
| 11:47
Qeveria ka miratuar projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financimin e subjekteve politike, me ndryshimet dhe plotësimet e bëra.
Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, i cili ka paraqitur para kabinetit qeveritar ndryshimet e bëra, ka thënë se përmes këtij projektligji parashihet qartësimi i dispozitave rreth publikimit të raportit të auditimit.
“Në kuadër të kësaj parashihet të qartësohen disa dispozita ligjore, auditimi dhe publikimi dhe ndëshkimi në rast të mospublikimit të raportit. Po ashtu i jemi drejtuar Komisionit të Venecias rreth këtij projektligji dhe i kemi paraqitur sugjerimet e marra”, ka thënë Selmanaj.