Qeveria miraton projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për zonat ekonomike
21 dhjetor 2020
| 12:27
Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për zonat ekonomike.
Projektligji ka për qëllim qartësimin e procedurave për themelimin, administrimin dhe menaxhimin e zonave ekonomike, vendndodhjen e zonave ekonomike, mënyrën e shfrytëzimit dhe promovimit të zonave ekonomike, raporton “Epoka e re”.
Krijimi dhe zhvillimi i zonave ekonomike mundësohet përmes investimeve të reja, aktiviteteve industriale, lehtësimit të hyrjes së mallrave dhe kapitalit, përmes aplikimit të teknologjive të avancuara, krijimit të vendeve të reja të punës si dhe nxitjes së investimeve të huaja dhe shkëmbimeve tregtare.