Qeveria miraton Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes financiare për IPA 2017
22 qershor 2018
| 12:15
Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes financiare për IPA 2017, pjesa e parë, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka thënë se kjo marrëveshje përfshin gjithsej 11 projekte.
“Ratifikimi në këtë Kuvend para pushimeve verore do ta mundësonte zbatimin e marrëveshjes”, ka thënë Hoxha.