Qeveria miraton Projektligjin për sigurimin shëndetësor
Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor, të cilin projektligj kryeministri Albin Kurti e ka cilësuar si të rëndësishëm, duke theksuar se shëndetësia po ndryshohet rrënjësisht.
Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Qeverisë, Kurti ka vlerësuar se ky projektligj synon të garantojë sigurim publik shëndetësor për të përmirësuar cilësinë e jetës.
“Synimi ynë është që të investojmë në shërbime shëndetësore dhe të garantojmë sigurim publik shëndetësor për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe të jetësohet një gjë e tillë me miratimin e projektligjit për sigurimin shëndetësor. Njerëzit në nevojë do të kenë mbrojtje më të mirë sociale, që ndihmon për të zvogëluar si varfërinë, ashtu edhe pabarazinë”, ka thënë Kurti.
Ndërsa ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, e ka sqaruar rëndësinë e këtij projektligji, ndërsa i gjithë kabineti ka votuar në favor të tij.