Qeveria miraton Projektligjin për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

29 dhjetor 2021 | 11:06

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për byronë shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se krijimi i byrosë do të jetë në funksion të shtetit të së drejtës, ndërsa ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është shprehur se nëse kjo byro vlerëson se një zyrtar publik nuk e justifikon pasurinë atëherë i kërkon gjykatës konfiskimin e saj.

“Projektligjin për byronë shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme  është njëri nga zotimet tona kryesore. Ministria e Drejtësisë në kuadër të objektivave të saj është e përkushtuar në fushën e luftës kundër krimit dhe korrupsionit, në këtë aspekt është e hartimi dhe aprovimi i Projektligjit për byronë shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme nga vlerësimi përmes koncept-dokumentit ka rezultuar që është me interes shoqëror që sistemit juridik t’i shtohet edhe byroja byronë shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme nëse kjo byro shtetërore vlerëson që nëse një zyrtar publik ka pasuri që s’mund ta justifikojë atëherë i kërkon Gjykatës konfiskimin e pasurisë”, ka thënë Haxhiu

Ministrja Haxhiu ka theksuar se byroja i përgjigje Kuvendit të Kosovës.

“Byroja është organ i pavarur shtetëror dhe për punën e saj i përgjigjet Kuvendit të Kosovës”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Britanisë së Madhe e ka mirëpritur vendimin e…