Qeveria miraton Projektligjin për zyrtarët publikë, Tahiri: Ky është sulm brutal kundër administratës
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka bërë me dije se sot Qeveria e Kosovës në një mbledhje elektronike ka miratuar Projektligjin për Zyrtarët Publikë.
Ai ka bërë me dije se ky projektligj është miratuar pa konsultim publik dhe pa marrë parasysh rekomandimet e BE-së e të shoqërisë civile.
Tahiri ka shkruar në “Facebook” se ky është një sulm brutal i qeverisë kundër administratës së shtetit!
“Sot, Qeveria e Kosovës e ka në miratim Ligjin për Zyrtarët Publik në mbledhjen elektronike. Ky Ligj u miratua pa asnjë ditë të konsultimit publik, pa përfshirjen e asnjë rekomandimi të vetë zyrtarëve publikë dhe pa trajtimin e sugjerimeve të BE-së. Sot, me këtë ligj po kapet politikisht administrata e shtetit”, ka shkruar Tahiri.
Postimi i plotë i Tahirit: