Qeveria miraton propozimin për kandidatët e ri të Bordit të AKP-së, Kurti: Ky do të jetë bordi i fundit i AKP-së
Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin për kandidatët e rinj për anëtarë të Bordit të Agjencisë së Kosovës për Privatizim.
Emrat e propozuar dhe miratuar nga Qeveria për anëtarë të këtij bordi janë: Nazmi Mikollovci, Suzana Dautaj Surdulli, Mentor Hyseni, Vjollca Jashari, Violeta Arifi Krasniqi, Xhevdet Neziraj, Halim Muqolli dhe Avni Ajdini.
Kryeministri Kurti tha se pas aprovimit të këtij propozimi, vendimi bashkë me biografinë e këtyre kandidatëve i procedohet Kuvendit për shqyrtim dhe miratim.
Kreu i ekzekutivit të vendit, tha se ky do të jetë bordi i fundit i AKP-së. “Ky do të jetë bordi i fundit i AKP-së në mënyrë që të hapim një etapë zhvillimore në Republikën e Kosovës, drejt Fondit sovran, Agjencisë së Bankës Zhvillimore dhe në këtë mënyrë tjetërsimet abuzive që janë bërë në kaluarën, duke përfshirë aty edhe vrasjen enigmatike, vdekjen enigmatike të ish kreut të AKP-së të jenë një periudhë që e tejkalon Kosova e pavarur, e që synon progres ekonomik për të gjithë”, tha Kurti.