Qeveria miraton raportin e DASH-it për të Drejtat e Njeriut, kërkohet raportim çdo tre muaj
19 mars 2019
| 14:40
Kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme ka miratuar materialin me të gjeturat për të Drejtat e Njeriut në Kosovë për vitin 2018, i publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), adresimi i veprimeve që dalin nga ky raport për institucionet kompetente.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se qëllimi i kësaj mbledhje është që të gjeturat të elaborohen.
“Propozoj një raportim me etapa tremujore, që të ndodhë në gjysmën e qershorit. Tani të gjeturat e veprimet që paraqiten t’i miratojmë sot”, ka thënë Haradinaj.