Qeveria miraton rishikimin e buxhetit
13 prill 2022
| 11:13
Qeveria e Kosovës ka miratuar sot rishikimin e buxhetit.
Sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati, kjo është bërë me qëllim të ofrimit të ndihmës për qytetarët.
Murati ka theksuar se ka pasur ndryshim në trendin e të hyrave, me rritje prej rreth 17 për qind në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar.