Qeveria miraton shpronësimin e disa pronave për realizimin e kompleksit memorial në Reçak
10 janar 2024
| 12:13
Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për shpronësimin e pronave së paluajtshme për realizimin e projektit “Konservimi dhe restaurimi i Shtëpisë në Kompleksin Memorial ‘Masakra e Reçakut’”.
Për këtë gjë, kryeministri Albin Kurti, ka thënë se Kosova nuk i harron amniston kriminelët dhe nuk i harron krimet e luftës.
“Nëpërmjet memorializimit, ne e luftojmë harresën dhe e mirëmbajmë kombëtarisht dhe institucionalisht kujtesën. Kështu e mbrojmë historinë dhe popullin e Kosovës”, ka thënë Kurti.
Ky vendim i qeverisë, vjen në prag të 25-vjetorit të Masakrës së Reçaku, ku forcat kriminale serbe, masakruan 45 shqiptarë.