Qeveria miraton statutin për Trepçën
29 maj 2018
| 15:59
Në mbledhjen e Qeverisë është miratuar të martën dhe është dërguar për në Kuvendin e Kosovës, statuti për Trepçën.
Me këtë rast ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka deklaruar se kështu është duke u hapur rruga drejt themelimit të Trepça Sh.A dhe njëkohësisht zhvillimi i këtij gjiganti ekonomik.
Lluka ka thënë se bashkë me statut janë dërguar edhe informatat shtesë të deponuara nga Sindikata, të cilat do të trajtohen nga Kuvendi i Kosovës.
/Epoka e re/