Qeveria miraton vendimin kundër antisemitizmit

14 shtator 2020 | 11:25

Me propozimin e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Sublla, Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin kundër Antisemitizmit, duke e renditur kështu Kosovën përkrah shteteve aleate e strategjike të saj, në luftën kundër gjuhës së urrejtjes anti-semitike.

Ministrja Haradinaj-Stublla ka thënë se urrejtja ndaj hebrenjve ka shkaktuar edhe Holokaustin, që sot është ndër memoriet më të trishta dhe të turpshme të botës.

“Kosova duke qenë vetë viktimë e ideve monstruoze të spastrimit etnik dhe zhbërjes së identitetit të saj, e kupton mirë peshën e diskriminimit. Për më shumë, miratimi i sotëm i vendimit të Qeverisë afirmon angazhimin për të promovuar dhe forcuar kujtesën ndaj Holokaustit, dhe për të luftuar Antisemitizmin në të gjitha format e saj, dhe është në harmoni me të gjitha shtetet demokratike që nuk njohin gjuhë të urrejtjes Anti-semitike”, ka thënë ajo.

(M.K / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda ka…