Qeveria miraton vendimin për largimin e stikerave për veturat me targa të Serbisë
04 janar 2024
| 22:40
Qeveria e Kosovës ka zhvilluar të enjten mbledhjen e radhës elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin për largimin e regjimit të letër ngjitësve/stikerave për veturat me targa të Serbisë.
“Heqja e regjimit të letër ngjitësve/stikerave është akt i fqinjësisë së mirë dhe vjen pas njohjes së plotë të targave të Republikës së Kosovës nga Serbia”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.
Vendimi hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare.