![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/10/qeveria-5-850x515-1-600x360-1.jpg)
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e 100 eurove për pensionistët
12 tetor 2022
| 11:42
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 100-të ka miratuar vendimin për ndarjen e 100 eurove shtesë për pensionistët përgjatë këtij muaji.
Kështu ka bërë me dije kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Në anën tjetër, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se për këtë nevojiten ndarja e 28 milionë eurove.
“Kemi parë një mbështetje për pensionistët. Për pensionistët është marrë shuma prej 100 eurove, e cila do të transferohet përgjatë këtij muaji. Për këtë vlerë, do të nevojiten 28 milionë euro”, ka thënë Bislimi.