Qeveria miraton vendimin për strehimin e 20 gazetarëve nga Ukraina
23 mars 2022
| 11:15
Qeveria e Kosovës me shumicë votash ka miratuar propozim-vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme për ofrimin e mbrojtjes së përkohshme për 20 gazetarë nga Ukraina dhe familjes së ngushtë të tyre.
Ministri Sveçla para kabinetit qeveritar paraqiti propozim-vendimin për të cilin tha se është urgjent marrë parasysh gjendjen e luftës në Ukrainë.
“Propozoj propozim-vendimin për mbrojtje të përkohshme dhe të menjëhershme për 20 gazetarë ukrainas dhe familjeve të tyre. Ky propozim-vendim u hap rrugë 20 gazetarëve për të qëndruar përkohësisht në Kosovë dhe për të ushtruar profesionin e tyre”, ka thënë Sveçla.
Kabineti qeveritar e ka miratuar këtë propozim-vendim me shumicë të votave.