
Qeveria mori vendim për rritjen e pensioneve
19 shkurt 2019
| 14:43
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për rritjen e pensioneve.
Sipas këtij vendimi, pensionet bazike do të rriten për 20 për qind, ato kontributdhënëse për 15 për qind dhe pensionet e “Trepçës” për 20 për qind.
Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se mjetet do të jepen retroaktiv prej periudhës 1 janar 2019.
Në këtë rritje sipas Ministrit të Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, përfshihen edhe pensionet invalidore dhe ato familjare që bazën e kanë në pensionet e moshës.