Qeveria ndalon eksportimin e peletit
20 shtator 2022
| 20:49
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka treguar se Qeveria e Kosovës pritet që së shpejti ta zyrtarizojë propozimin për ndalimin e eksportimit të peletit.
“Kemi parë që ka rritje të çmimeve, që nuk arsyetohet në krahasim me koston e prodhimit. Prandaj, në mbledhjen e qeverisë, pritet të merret vendimi që ndalon eksportimin e peletit dhe lëndëve djegëse me bazë druri”, është shprehur Rizvanolli gjatë një vizite të bërë në Korporatën Energjetike të Kosovës, njofton KlanKosova.tv.
“Ministria e Tregtisë pritet që shumë shpejt ta sjellë në kuvend Ligjin për Produkte Esenciale, në të cilin përfshihet edhe peleti”.