Qeveria ndalon faljen e Kurban Bajramit

29 korrik 2020 | 07:59

Me qellim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit, Qeveria mori vendim që ta miratojë propozim-vendimin për masat e reja antiCOVID-19.

Në mesin e pikave të këtij dokumenti është edhe ajo sa i përket tubimeve për ceremonitë fetare, në të cilën thuhet:

“Ndalohet pjesëmarrja fizike e qytetarëve në të gjitha ceremonitë dhe veprimtaritë fetare në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, e që rrjedhimisht me këtë kuptohet se nuk do të ketë falje të Kurban Bajramit këtë të premte.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Atlantik do të mbajë sot një samit virtual me…