Qeveria ndalon ‘Tik-Tokun’ në institucionet publike
28 qershor 2024
| 15:18
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndalimin e funksionimit të shërbimeve të “Tik-Tok”ut në të gjitha institucionet publike.
Ky vendim është marrë sot (e premte) në mbledhjen e qeverisë, e cila ishte e 211-ta me radhë.
Aty është thënë se ndalimi i “Tik-Tok”-ut është bërë me qëllim të eliminimit të rreziqeve të sigurisë kibernetike nga përdorimi i këtij rrjeti social.