Qeveria ndalon tubimet publike dhe ritet fetare
12 korrik 2020
| 16:44
Qeveria e Kosovës ka vendosur të ndalojë të gjitha tubimet, përfshirë edhe ritet fetare.
Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Avdullah Hoti në një konferencë për medie.
“Ndalojmë komplet tubimet publike dhe ritet fetare”, ka thënë Hoti, duke kërkuar mirëkuptim nga bashkësitë fetare.
Ndërsa sot gjatë ditës, myftiu Naim Tërnava, ka kërkuar të mos mbyllen xhamitë.
“Ftojmë institucionet kompetente të vendit të mos të nguten në marrjen e vendimit për mbylljen e objekteve fetare në këtë rast xhamive”, ka thënë Tërnava, në një adresim publik.