Qeveria ndan 1 milion euro për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet

21 janar 2021 | 14:56

Qeveria në detyrë ka marr vendim për ndarjen e mjeteve financiare për kompensimin e dëmeve në komunat e prekura nga vërshimet e ndodhura në javën e parë të janarit të vitit 2021, raporton “Epoka e re”.

Në mbledhjen e mbajtur në mënyrë elektronike, kabineti qeveritar ka ndarë 1 milion euro që do të përdoren për kompensimin e dëmeve të shkaktuara në objektet e banimit si pasojë e vërshimeve të fundit.

“Ministria e Pushtetit Lokal do të caktojë kriteret për kompensim dhe do të themelojë komision ndërministror për verifikim, vlerësim dhe koordinim të procesit të ndarjes së mjeteve nëpër komuna. Sipas vendimit, dëmet në infrastrukturë do të mbulohen nga buxhetet komunale ndërsa dëmet në bujqësi do të kompensohen nga buxhetet komunale dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural”, është thënë në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka dalë nga shtypi libri "Qoshet ku fola me veten",…