Qeveria ndan 10 milionë euro për masat e zbatimit të efiçiencës së energjisë
26 prill 2023
| 11:49
Qeveria e Kosovës ka miratuar të mërkurën vendimin për t’i ndarë 10 milionë euro për masat e zbatimit të efiçiencës së energjisë.
Këto para do t’i ndahen Fondit Kosovar për Efiçiencë të Energjisë (FKEE).
Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se kjo do është pjesë e pakos së Bashkimit Evropian prej 75 milionë eurove për tejkalimin e krizës energjetike.