Qeveria ndan 10 milionë euro për pakon e fundit për punësimet
Qeveria e Kosovës ka ndarë edhe 10 milionë euro për pakon e saj të fundit “Qeveria për familjet”.
Kjo pako, sipas qeverisë parasheh subvencionimin e pagës deri në 300 euro dhe me anë të kësaj synohet realizimi i realitetit me të paktën një të punësuar në familje, shkruan lajmi.net.
Vendimi për ndarjen e këtyre mjeteve është marrë në mbledhjen e sotme elektronike të Qeverisë.
“Ka marrë miratimin e kabinetit qeveritar edhe vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të qeverisë Nr. 13/19 të datës 14 korrik 2021 me ndryshimet dhe plotësimet e bëra, lidhur me Pakon e ringjalljes ekonomike. Plotësimi dhe ndryshimi i vendimit i shton masës 1 të Pakos së ringjalljes ekonomike edhe masën 1.8 – skema ‘Qeveria për familjet’- për të cilën ndahen 10 milionë euro”, është thënë në njoftimin e qeverisë.