Qeveria ndan 100 mijë euro për koalicionin global kundër ISIS-it
30 shtator 2024
| 12:16
Qeveria e Kosovës ka ndarë 100 mijë euro në përkrahje të Koalicionit Global kundër ISIS-it, gjatë një mbledhjeje elektronike.
Gjithashtu, në këtë mbledhje është emëruar Komisioni Ad Hoc të pranimit për pozitën e kategorisë së lartë drejtuese: Inspektor i përgjithshëm, në kuadër të zyrës së kryeministrit.