Qeveria ndan 100 mijë euro për Qendrën Përkujtimore “Bllaca 1999”

05 mars 2019 | 16:01

Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë 100 mijë euro për themelimin e Qendrës Përkujtimore për gjenocidin mbi shqiptarët “Bllaca1999”.

Po ashtu kabineti qeveritar ka ndarë 40 mijë euro për të përmbushur kontributin vjetor të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2019 në Këshillin për Bashkëpunim Rajonal, me seli në Sarajevë.

Republika e Kosovës bën pjesë në grupin prej 4 për qind të shumës totale të vendeve të Evropës Juglindore që është përcaktuar formalisht në samitin e Bukureshtit, në nëntor të vitit 2006.

Në këtë mbledhje kryeministri Haradinaj ka prezantuar idenë për organizimin e një takimi të kryeministrave të vendeve të rajonit për të diskutuar procesin e integrimit të vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian, dhe në të cilin do të ftoheshin edhe përfaqësues nga Komisioni Evropian.

Ndërkohë zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka kërkuar angazhimin e ministrive të veçanta në procesin e realizimit të marrëveshjeve të arritura nga mbledhjet e përbashkëta të Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë.

/Epoka e re/

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia e Kosovës në futboll, Drita e ka mposhtur Ballkanin…