Qeveria ndan 112 mijë euro për komunën e Preshevës
28 gusht 2018
| 16:37
Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë 112 mijë euro për Komunën e Preshevës.
Ky vendim është marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ndërsa mjetet financiare janë ndarë me kërkesë të kësaj komune të banuar me shumicë shqiptare që është në territorin e Serbisë.
Këto mjete do të përdoren për ndërtimin e një parku për fëmijë dhe një “Parku të Paqes” në Preshevë.
Në ndërkohë, është bërë me dije se tërheqja e kësaj shume do të bëhet nga kategoria e mjeteve rezervë.