
Qeveria ndan 120 mijë euro për 24 shoqatat e të pagjeturve
26 shkurt 2019
| 15:01
Qeverisë e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e mjeteve financiare për shoqatat e të pagjeturve, për mbulimin e shpenzimeve gjatë vitit 2019.
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se 24 shoqatave të të pagjeturve do t’i ndahet nga pesë mijë euro buxhet që në total i bie të jenë ndarë mjete financiare në vlerë prej 120 mijë eurosh.