Qeveria ndan 120 mijë euro për një fushatë sensibilizuese për Regjistrimin e Popullsisë
Qeveria e Kosovës ka ndarë sot 120 mijë euro për fushatën sensibilizuese për Projektin e Regjistrimit të Popullsisë.
Ky vendim është marrë në mbledhjen e rregullt të qeverisë të mbajtur sot.
Qeveria e Kosovës kishte shtyrë regjistrimin e popullsisë, i cili ishte paraparë të mbahej fillimisht në shtator dhe më pas në nëntor të vitit 2023.
Regjistrimi ishte shtyrë që të mbahej nga 5 prilli deri më 17 maj 2024.
Po ashtu, Qeveria në këtë mbledhje ka aprovuar edhe rregulloren për themelimin e Marrëdhënies së Punës me Kontratë për periudhë të caktuar.
Rregullore tjetër e miratuar sot është edhe ajo për Orarin e Punës, Pushimit dhe Vijueshmërisë së Zyrtarëve Publikë.
Qeveria ka miratuar edhe Rregulloren e Klasifikimit të Vendeve të Punës në Shërbimin Civil, etj.