
Qeveria ndan 15 mijë euro për familjen e Arian Dacit
29 janar 2019
| 12:27
Qeveria e Kosovës ka ndarë 15 mijë euro për familjen e Arian Dacit, ish-zëvendësministrit të Diasporës.
Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Qeverisë.
Arian Daci, djali i akademik Nexhat Dacit, ka ndërruar jetë tragjikisht derisa po skijonte si pasojë e një orteku në Brezovicë.