Qeveria ndan 15 mijë euro për familjen e policit të vrarë në Istog

28 dhjetor 2018 | 13:52

Qeveria e Kosovës ka ndarë 15 mijë euro për policin Izet Demaj, i cili është vrarë në Istog gjatë të shtënave me armë me një grabitës të bakës.

Ky vendim është marrë të premten në mbledhjen e Qeverisë, në të cilën është mbajtur një minutë heshtje në nderim të policit Izet Demaj.

Nesër ( e shtunë) me vendim të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, do të jetë ditë zie në nderim të rënies në detyrë të policit. Polici Izet Demaj, ka qenë edhe ushtar i UÇK-së në betejën e Koshare. Ai do të varroset nesër me ceremoni shtetërore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Buxheti i Kosovës për vitin 2019 do të votohet në…