Qeveria ndan 150 mijë euro për Deçanin
14 korrik 2021
| 16:18
Qeveria e Kosovës ka ndarë 150 mijë eurove për trajtimin dhe rregullimin e ujësjellësit për fshatrat e Komunës së Deçanit.
Në mbledhjen e qeverisë është thënë se një numër i mostrave të qytetarëve të helmuar në këtë komunë do të dërgohen jashtë vendit.
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, i cili ka drejtuar këtë mbledhje në mungesë të kryeministrit Albin Kurti, ka thënë se të gjitha institucionet përgjegjëse janë mobilizuar për t’iu dal në ndihmë qytetarëve të Deçanit.
Ndërsa ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se do ta procedojnë shumë shpejtë kërkesën për ndarjen e mjeteve për Deçanin.
“Kemi pasur kërkesë që të ndajmë mjete dhe besoj që shumë shpejt do ta procedojmë”, ka thënë Murati.