Qeveria ndan 161,650 euro për Komisionin Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të dhunuar gjatë luftës

08 prill 2020 | 18:46

Kryeministri në detyrë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë,  ka thirr mbledhjen korresponduese, (mbledhja elektronike), e 23-ta me radhë.

Në këtë mbledhje, Qeveria e Kosovës ka ndarë mjete financiare për Komisionin Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të dhunuar gjatë luftës Çlirimtare të Kosovës, në shumë prej 161,650 euro, sipas kërkesës së Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të dhunuar gjatë luftës çlirimtare të Kosovës, për përmbushjen e obligimeve ligjore të aktiviteteve për zbatimin e të cilave kërkohet mbështetje buxhetore.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës Herolind Shala zbuloi për emisionin…