Qeveria ndan 20 milionë euro për ndërmarrjet publike
Qeveria në detyrë e Kosovës ka njoftuar të martën për ndarje të 20 milionë eurove për subvencionim të ndërmarrjeve publike, që janë dëmtuar për shkak të situatës së krijuar me pandeminë Covid-19.
“Qeveria ka miratuar edhe vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Pakos Emergjente Fiskale. Me ndryshimin dhe plotësimin e vendimit në mbledhjen e sotme, janë ndarë 20 milionë euro për subvencionimin e ndërmarrjeve publike që kanë vështirësi financiare për shkak të situatës së krijuar nga emergjenca e shëndetit publik dhe me qëllim të sigurimit të likuiditetit të tyre. Këto subvencione mund të kushtëzohen me reduktimin e ndarjeve buxhetore për vitin aktual dhe për vitet në vijim për ndërmarrjet publike”, është bërë me dije në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.
(M.Q / Epoka e re)