Qeveria ndan 200 mijë euro për Komunën e Bujanocit

04 shkurt 2021 | 12:43

Qeveria e Kosovës në mbledhjen që është mbajtur online, ka ndarë 10 mijë euro për rindërtimin e Kalasë së Ulqinit, pas dëmeve të shkaktuare nga vërshimet në Mal të Zi.

Po ashtu Qeveria sipas njoftimit që ka bërë kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka ndarë 200 mijë euro për Komunën e Bujanocit për sanimin e dëmeve nga vërshimet, si dhe 12 milionë për Ministrinë e Bujqësisë.

Njoftimi i Hotit:

Qeveria në detyrë vazhdon të kryej me përkushtim detyrat që burojnë nga mandati i sajë.

Në takimin online Qeveria në detyrë ka marrë një sërë vendimet midis tyre:

• 10 mijë euro janë ndarë për rindërtimin e Kalasë së Ulqinit, pas dëmeve të shkaktuare nga vërshimet në Mal të Zi.

•Me 200 mijë euro do të ndihmohet Komuna e Bujanocit për sanimin e dëmeve nga vërshimet.• Qeveria ka ndarë 12 milionë euro për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për subvencione dhe transfere.

• Qeveria ka autorizuar Klinikën e Ortopedisë në SHSKUK që në koordinim me MPMS-në dhe me Shoqatën e Invalidëve të Luftës së UÇK-së, të bëjë furnizimin dhe rregullimin e protezave dhe ofrimin e shërbimeve të tjera për nevoja të invalidëve të luftës së UÇK-së. Të gjitha shpenzimet për realizimin e këtyre shërbimeve do të mbulohen nga buxheti i Republikës së Kosovës, në pajtim me legjislacionin në fuqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Unë grabita Kim Kardashian”. Ky është titulli i librit të…